Ballina / Shqipe / Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulme terroriste

Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulme terroriste

Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në orët e para së të premtes në qytetin gjerman të Duisburg pasi dyshohen se po planifikonin akte terroriste.

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen. Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion./Rel/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Diaspora mban gjallë Kosovën

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil