Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / BE jep 10 milionë euro për “Vetting”-un

BE jep 10 milionë euro për “Vetting”-un

Është mbledhur në Tiranë tryeza e radhës e Komitetit të Monitorimit të Fondeve (IPA), ku, veç ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe përfaqësuesve të lartë të Komisionit Europian, ishin të pranishëm dhe aktorë të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, Gjosha u ndal tek mbështetja që Komisioni Europian i ka dhënë Reformës në Drejtësi dhe në veçanti procesit të “Vetting”-ut.

“BE do të japë 19.1 milionë euro dhe 10 milionë janë vetëm për vettingun”, u shpreh Gjosha. Gjosha shtoi se për herë të parë, Shqipëria nuk ka asnjë projekt problematik, ndryshe nga një vit më parë, ku ishin 7 projekte të parealizuara.

Edhe përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan progresin e arritur nga Shqipëria, progres i cili përkthehet dhe në zbatimin e projekteve të IPA-s. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil