Ballina / Info / Media

Media

Zaevin e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit [foto]

Një pjesë e mediave të afërta me VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë. Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe …

Lexo më shumë »

Turqia arreston gazetarët e BBC-së dhe Zërit të Amerikës

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Khajijan Farqin, është arrestuar nga autoritetet turke në Diyarbakir. Arrestimin e kanë bërë të ditur miqtë e saj, të cilët kanë thënë se ende nuk i din arsyet. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në këtë rajon, as avokati nuk ka mundur të kontaktoj me të, shkruan washingtonpost. Autoritetet …

Lexo më shumë »

Faqet me lajme false që i mundësuan fitoren Trumpit erdhën nga Velesi i Shkupit

Kriza e lajmeve false në FB po thellohet, raporton BBC. Pavarësisht se themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Mark Zuckerberg ka theksuar se është çmenduri të thuash se FB ndikoi në zgjedhjen e presidentit të ri në SHBA, intensiteti i lajmeve false në FB ka qenë shumë i lartë. BuzzFeed thotë se FB ka krijuar një task-force …

Lexo më shumë »

Mbyllet e përditshmja “Utrinski Vesnik”?

Të punësuarit në të përditshmen “Utrinski Vesnik” nga kryesia kanë marrë dy opsione, ose të përgjysmohet numri i të punësuarve ose gazeta të mbyllet tërësisht. Kryeredaktorja e kësaj gazete brenda 24 orëve duhet të njoftojë menaxhmentin për opsionin e pranueshëm. Sipas informacioneve, nga gazeta duhet të largohen 10 deri 12 persona nga gjithsej 36 të punësuar. Gazeta “Utrinski Vesnik” është …

Lexo më shumë »

Gazeta e Erdoganit zbulon se politikanët kryesorë në Kosovë i kanë fëmijët në shkollat e Gylenit

Në mediat e kontrolluara nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është publikuar një artikull që tregon për aktivitetin e Fetullah Gulenit, gjahun ndaj të cilit Ankaraja e ka filluar pas tentim puçit të muajit korrik. Aty thuhet se baza kryesore e Gylenit në Ballkan është Shqipëria, por në Kosovë, sipas artikullit, ata pas fshihen pas “maskës së arsimimit”. Më …

Lexo më shumë »

Deklarata e Thaçit se mbështet fitoren e Clintonit bën bujë në mediat ndërkombëtare

Deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se e mbështetë fuqishëm kandidaten për presidente të SHBA-së, të Hillary Clinton ka bërë bujë jo vetëm në mediat rajonale, por edhe në ato ndërkombëtare. Mediat rajonale thonë se Hashim Thaçi, kërkon fitoren e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe u bën thirrje shqiptarëve në Amerikë ta votojnë për të, transmeton …

Lexo më shumë »

BE reagon për censurën e emisionit “Publicus”: Pa liri të medias s’ka anëtarësim në BE

Maja Kocijaniç, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me censurimin e emisionit “Publicus” në Vizion Plus, emision që kishte investiguar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë. E pyetur nga gazetarët për këtë rast, Kocijaniçi tha se censura e medias ndalon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke shtuar se BE ndjek zhvillimet në …

Lexo më shumë »

Washington Life: Rruga e Vlora Çitakut nga refugjate në ambasadore

Ambasadorja e Kosovës në Washington është bërë pjesë e faqes së parë të revistës elitare Washington Life. Por më shumë se kjo, është artikulli nga brenda që shpjegon jetën dhe të dhënat e tjera se kush është e nga vjen Çitaku. Më saktë, është opinioni i saj me titull  “Rruga e Vlora Çitakut nga refugjate në ambasadore”. Aty diplomatja kosovare …

Lexo më shumë »

Mediat italiane – “Në Tiranë arrestohet mjeku rus, klinika e tij merrej me trafik organesh”

Media italiane RaiNews informon se është arrestuar në Tiranë mjeku rus Boris Wofman, administrator i një klinike klandestine mjekësore në Kosovë, e dyshuar se merrej me transplatimin ilegal të organeve njerëzore e shitjen e tyre në tregun e zi në të gjithë botën. Boris Wolfman, i datëlindjes 1984 ka lindur në Ukrainë dhe është mbajtës i dy nënshtetësive ruse e …

Lexo më shumë »

Revista Forbes – Donald Trump humbi 800 mln $ brenda vitit

“Pjesë e bukurisë sime është se unë jam shumë i pasur,” tha dikur Donald Trump, por sipas revistës Forbes ai është më pak i pasur se 1 vit më parë. Revista e  bisnesit ka vlerësuar pasurinë personale të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë dhe zbuloi se kishte rënë me 800 milionë dollar nga viti 2015. Forbes tani vlerëson se …

Lexo më shumë »
BelgiumBrazil