Ballina / Kosova / Kronika

Kronika

Janar, 2017

  • 25 Janar

    Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

    Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në dy aksione të ndara kanë kapur afër 7 ton duhan, sasi kjo e futur ilegalisht në Kosovë.  Në aksionin e parë, Dogana e Kosovës së bashku me njësit policore në fshatin Dardani të Ferizajt kanë ushtruar kontrolle në 2 lokacione ku kanë gjetur dhe sekuestruar …

  • 20 Janar

    ATK mbyll 15 lokale të lojërave të fatit

    Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar sot aksion tek subjektet të cilat ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit. Nga aksioni i cili ka nisur nga ora 11:00 në qytetin e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës, janë evidentuar disa parregullsi të cilat nuk janë në përputhshmëri me ligjin për lojërat e fatit. Sipas informacioneve që …

  • 19 Janar

    Mohohen përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe Xhandarmërisë së Serbisë në kufi

    Policia e Kosovës ka demantuar raportimet në një media se në një zonë të kufirit të Kosovës me Serbinë ka pasur shkëmbime me armë zjarri mes pjesëtarëve kosovarë dhe atyre të xhandarmerisë serbe.  “Referuar këtyre raportimeve ju informojmë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se ka ndodhur një rast i tillë”, tha  zëdhënësi Baki Kelani. “Lajmi i publikuar është veçse …

  • 19 Janar

    Ra në humnerë derisa po skijonte, vdes një i ri në Brezovicë

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar se në Brezovicë ka ndodhur një aksident, ku një person është lënduar rëndë duke skijuar. Ai ka theksuar se njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. “Informatën e kemi marrë rreth orës 14:10 dhe menjëherë njësitet përkatëse janë nisur në drejtim të Brezovicës, megjithëse rruga është …

  • 12 Janar

    Kështu u nxor nga paraburgimi Haradinaj për t’u dërguar në Gjykatë (VIDEO)

    Ky është momenti kur Ramush Haradinaj u nxor nga paraburgimi ku u mbajt për 1 javë, për t’u dërguar në Gjykatën e cila më vonë mori vendim për lirimin e tij më kusht.  Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka thënë se kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet gjithsesi të anulohet. Këtë deklaratë ajo e ka thënë pas vendimit të marrë …

  • 11 Janar

    Serbia zgjeron hetimet ndaj Haradinajt, përfshihen prova të reja

    Prokurori serb për krimet e luftës, të mërkurën ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë serbe një urdhër për zgjerimin e hetimeve ndaj Ramush Haradinajt, ku përfshihen prova të reja të cilat do të përkthehen dhe do të dërgohen në Francë deri në fund të javës, ku janë duke pritur një vendim për kërkesën për ta ekstraduar atë në Serbi, shkruan …

  • 11 Janar

    Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

    Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë. Sipas zyrtares për informim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashit, personi që ka vdekur në Pallatin e Drejtësisë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile. Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Sipas saj, personi që ka …

  • 10 Janar

    Lladrovci pezullon katër zyrtarë komunal të Drenasit

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pezulluar nga detyra 4 zyrtarë komunal- shërbyes civilë.  Në një komunikatë dërguar për media thuhet se Kryetari Lladrovci mori një vendim të tillë për shkak se ndaj katër zyrtarëve komunal, iu është ngritur aktakuzë. Më tutje thuhet se Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, këtë veprim e ka bërë duke u bazuar në …

  • 7 Janar

    Kosovarët, dhunë ndaj grave

    Shumë raste mbesin të pa raportuara. Por, sipas  statistikave zyrtare në dy raste të ndryshe është ushtruar dhunë ndajë grave vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa në një rast është kërcënuar një grua nga ish bashkëshorti. Fillimisht, Policia e Kosovës ka pohuar se një grua është sulmuar fizikisht të premten rreth orës 22:00  nga bashkëshorti i cili kishte shkuar në …

Dhjetor, 2016

  • 24 Dhjetor

    Vdes një i burgosur në Dubravë

    Në Spitalin e Burgut të Dubravës ka vdekur njëri nga të burgosurit që ishte duke e vuajtur dënimin në këtë qendër. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. “Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut të Dubravës derisa ishte duke vuajtur dënimin, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport. …

BelgiumBrazil