Ballina / SHQIPËRIA / Kronika

Kronika

Janar, 2017

  • 27 Janar

    Shqipëri, Asnjë i arratisur në vitin 2016

    Gjatë vitit 2016, nuk është shënuar asnjë rast arratisje nga burgjet e vendit. Ky fakt është renditur ndër arritjet e drejtorisë dhe gjithë administratës së burgjeve në analizën e punës për vitin e kaluar, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Gjithashtu, policia e burgjeve ka konstatuar se gjatë viti të kaluar janë ulur me …

  • 19 Janar

    Berat, 19-vjeçarja i vjedh gjyshes 40 mijë euro në shtëpi

    Një 19-vjeçare është ndaluar nga policia e Beratit e dyshuar për vjedhje. Burimet policore bëjnë të ditur se Kamela Sh., 19 vjeçe banuese në Berat i ka vjedhur gjyshes së saj në shtëpi një shumë prej 40 mijë euro. “Kamela Sh 19 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M 74 vjeçe, banuese në Berat, …

  • 17 Janar

    Agjentë civilë në terren, kontrolle të befasishme nga policia në të gjithë vendin

    Policia në Shqipëri, organizon një Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj. Keto kontrolle të befasishme jane shtrirë në të gjithë vendin, në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale. Gjatë 12 orëve të fundit …

  • 16 Janar

    Vrasja në Vlorë, prishje e pazareve të drogës

    Prishja e pazareve të drogës është pista ku policia e Vlorës është fokusuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e pasdites së të dielës. Viktima, Jetnor Toro, i njohur ndryshe me emrin Refit, rezulton person me precedentë penalë në skedarët e policisë, si dhe i hetuar nga autoritetet në Itali. Dëshmitarë të pyetur nga policia kanë deklaruar se para vrasjes …

  • 12 Janar

    Shqipëri: Bora mbush spitalin, 76 persona pësuan fraktura

    Dëbora në Tiranë është shoqëruar edhe me lëndime dhe fraktura. Në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit, qytetarët kanë rrëshqitur për shkak të dëborës dhe akullit, duke i lënë me pasoja në krahë, këmbë apo në kokë. Nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së enjte në spitalin e Traumës janë paraqitur 76 persona të dëmtuar, 8 …

  • 12 Janar

    Temperaturat e ulëta në Shqipëri: Vdes një tjetër person në Vlorë

    Një tjetër viktimë është regjistruar nga moti i ligë i ditëve të fundit në Shqipëri. 80-vjeçari Tashin Llanaj nga qyteti i Vlorës, ka ndërrur jetë sot pas frakturave të shumta në trup që iu shkaktuan nga rrëshqitja në akull. Ngjarja ndodhi më 5 janar jashtë banesës së tij. Prej 7 ditësh i moshuari qëndroi në spitalin e Vlorës, por nuk …

  • 11 Janar

    Tjetër viktimë nga moti i ftohtë, një 38-vjeçar nga Pogradeci

    Një tjetër viktimë si pasojë e të ftohtit është shënuar në zonën jug-lindore të vendit. Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, me vdekjen që dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit, ku Anastas Shuka, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga …

  • 8 Janar

    Temperaturat e ulëta, një tjetër i pastrehë humb jetën në Sarandë

    Një tjetër person endacak ka humbur jetën nga temperaturat e ulëta në Sarandë. Leonard Beqiri, 54 vjeçar është viktima e dytë, pas rastit të Durrësit. Ai u gjet i pajetë në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Mësohet se vdekja e endacakut u shkaktua nga i ftohti dhe kequshqyerja. “Rreth orës 11:45, në Spitalin e Sarandës …

Dhjetor, 2016

BelgiumBrazil