Ballina / Shqipe / Dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?
urn-newsml-dpa-com-20090101-160903-99-320285-large-4-3_1482579801-3277996

Dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?

Për dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nën akuzën për sulm të mundshëm terrorist në qendrën Oberhausen Centro të Gjermanisë, policia ende nuk ka dhënë detaje të përcaktimit të mbajtjes së tyre nën arrest.

Ende është e paqartë nëse dy të dyshuarit, dy vëllezërit e lindur në Kosovë, të cilët u identifikuan të jenë 28 dhe 31 vjeçar, do të mbahen në paraburgim. Kështu ka njoftuar policia gjermane.

Zëdhënësi i policisë në Essen të shtunën ka thënë se pa urdhër-arrest, nuk ka asnjë mënyrë për t’i mbajtur të arrestuarit edhe më gjatë. Por mediat lokale gjermane sot duke raportuar për rastin kanë lënë të hapur mundësinë që ata të lirohen.

Zëdhënësi njofton se vendimi do të merret sot pasdite, pasi ata nuk mund të mbahen më gjatë së 48 orë.  Sipas hetimeve fillestare nuk ka prova që sulmi në qendrën më të madhe në Gjermani “Centro” nuk do të ndodhte menjëherë. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

parat-copy-640x330

Diaspora mban gjallë Kosovën

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co