Ballina / Kulturë / Era Istrefi, fituese e EBBA (Foto)

Era Istrefi, fituese e EBBA (Foto)

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim europian muzikor për artistët e rinj. Lajmi u bë surprizë në Top Albania Radio, ku këngëtares iu njoftua live.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debtuoi në 2013 me këngën e saj “Mani per money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony,

Më herët fitues të EBBA u lançuan edhe Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin airplay, shitjesh, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

eress-780x439//telegrafi/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

2Ton sjell “Prej asaj nate” (VIDEO)

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2Ton, ka publikuar projektin e tij më të ri me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil