Ballina / SHQIPËRIA / Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet respiratore në rang vendi arrin në 15 mijë, mes të cilëve pjesa më e madhe të moshuar dhe të sëmurë kronikë.

Pavarësisht se situata është nën kontroll, mjekët thonë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të prekurve është më i lartë.

Sipas shifrave, rezultojnë 11 persona me sëmundje kronike, që kanë vdekur si pasojë e gripit, vetëm gjatë këtij muaji. Mes tyre, edhe një vogëlush 3 vjeç, banor i fshatit Shënkoll të Lezhës, i cili vuajti prej 1 jave nga temperature e lartë, ndërsa humbi jetën pas trajtimit Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT.

Piku i gripit u shënua në mes të janarit, ku numri i personave të prekur nga gripi AH3N2 u rrit ndjeshëm, nga 19 mijë në rreth 22 mijë të prekur.

Mjekët e ISHP-së deklaruan se fillimisht gripi shpërtheu në Tiranë për t’u shpërndarë më pas në qytete të tjera si Berati, Gramshi, Fieri, Durrësi, Skrapari dhe Peqini, ndërsa në Tiranë kjo tendencë filloi të zbresë.

Ndërsa sa u takon rasteve të rënda, nuk ka të dhëna sesa është numri i tyre aktualisht, por sipas shtrimeve të javës së dytë të janarit në situatë kritike për jetën numëroheshin 6 persona, 1 i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 1 në spitalin e Infektivit në QSUT dhe 4 të shtruar në Spitalin e Shkodrës.//tch/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Bushati në Barcelonë, takim me Mogherinin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Barcelonë të Spanjës, ku po merr pjesë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil