Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Hahn: Nisni ndëshkimet për korrupsion

Hahn: Nisni ndëshkimet për korrupsion

Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësimin në BE duhet të dëshmojnë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive.

Përpara parlamentarëve në Strazburg, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, duke iu referuar edhe Shqipërisë tha se, miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton.

Duke u ndalur tek vendet që aspirojnë Brukselin, Hahn tha se ndaj politikanëve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparent nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do realizohet nga vettingu.

Komisioni Evropian nuk do ta ngadalësojë procesin e negocitave të zgjerimit, por na duhet të verifikojmë arritjet në zbatimin e angazhimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, për t’i paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranëverën e vitit 2019 do të publikohen progres-raportet e radhes, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësimin në BE”, deklaroi Hahn.

Komisioneri përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga anikimi i palëve.

Një pjesë të rëndësishme në fjalimin e komisionerit Hahn para parlamentarëve zuri çështja e politikës së re unike që vendet e BE do të zbatojnë së shpejti për refuzimin në bllok të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë janë pjesë e listës së vendeve të sigurta.

Në këtë mënyrë, me këto vende ku përfshihet edhe Shqipëria do të nënshkruhen marrëveshjet për kthimin e të gjithë azilkërkuesve në vendlindje. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Bushati në Barcelonë, takim me Mogherinin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Barcelonë të Spanjës, ku po merr pjesë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil