Ballina / Lajme / Bota / Horror në Austri: Vret pesë anëtarët e familjes dhe më pas veten

Horror në Austri: Vret pesë anëtarët e familjes dhe më pas veten

Policia austriake ka thënë se këtë të enjte në një shtëpi në rajonin Beajmkirhen kanë gjetur gjashtë trupa të pajetë të një familjeje.

Prokurori ka konfirmuar se në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë mes moshës shtatë dhe dhjetë vjeç, shkruan Blic.rs.

Mësohet se një burrë ka vrarë më pistoletë të bijën 35 vjeçare, nënën 59 vjeçare, vëllain 40, tre fëmijët – dy djem të moshës nëntë dhe dhjetë vjeç dhe vajzën tjetër shtatë vjeçare. Në fund ai kishte vrarë edhe veten.

Tash për tash thuhet se policia nuk dëshiron që të zbulojë ndonjë nga detajet e këtij krimi. Derisa hetimet janë duke vazhduar, trupat e të pajetëve janë dërguar për autopsi. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil