Ballina / Lajme / Bota / Kiev, lind fëmija që ka 3 prindër

Kiev, lind fëmija që ka 3 prindër

Pas vitesh të tëra përpjekjeje të pasuksesshme, ata janë bërë prindër të një fëmije, që erdhi në jetë përmes një metode të rrallë: atë të fekondimit “in vitro” me 3 persona.

“The Times” raporton se mjekët në Kiev përdorën një metodë të quajtur tranferimi pronuklear, në atë që konsiderohet si herë e parë në botë. Gjithsesi, ky nuk është fëmija i parë i lindur me ADN-në e 3 prindërve.

Vogëlushja që erdhi në jetë më 5 janar mendohet të jetë bebja e dytë me 3 prindër. Një tjetër fëmijë u krijua përmes një metode paksa të ndryshme në Meksikë, vitin e kaluar.

Ekipi mjekësor i Kievit fertilizoi vezët e nënës me spermën e babait, e më pas transferoi gjenet e kombinuara në vezën e një dhurueseje. Fëmija ka identitetin gjenetik të prindërve, e gjithashtu një pjesë të vogël ADN-je nga gruaja e dytë.

Shkencëtarët shpikën këtë lloj metode për të ndihmuar gratë që rrezikojnë të trashëgojnë çrregullime serioze gjenetike, të kenë një fëmijë të shëndetshëm. Por klinika “Nadija” në Kiev përdori teknikën për të ndihmuar një çift jopjellor, e jo një që bartte sëmundjen mitokondriale. Ekspertët britanikë e kanë cilësuar rastin si shumë eksperimental. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil