Ballina / Ekonomi / ​Hapet Kinemaja “Cineplexx”

​Hapet Kinemaja “Cineplexx”

Ka filluar ceremonia e hapjes së Kinemasë “Cineplexx”.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Hapja e kinemave ka qenë pjesë e projekteve të familjes Humolli.

Betim Humolli, drejtor i “Albi Group”, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ceremoni, e cila tregon për zgjerimin e qendrës “Albi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ndjen kënaqësi të madhe me rastin e hapjes së kinemasë.

“Problemin që e kam me familjen Humolli, është ai i tendencave për zgjerim, me 6 salla dhe 200 filma në vit dhe teknologji më të re”, tha ai.222_4163-1Christof Papusek nga Kompania Cineplexx”, tha se është një koicidencë e madhe që biznesi i “Alb”-it është familjar, sikurse edhe i “Cineplexx”-i dhe është një veçanti e rëndësisë së madhe e bashkimit.

“Në këtë kinema, teknologjia është më e reja dhe me sjelljen e kësaj teknologjie, kemi menduar ta bashkojmë kulturën dhe artin. Që nga nesër do të mund të shihni filma të ndryshëm”, tha ai.63-1Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “Cineplexx” do t’u ofrojë qytetarëve mundësi të argëtimit.2222_5769“Një operator si ‘Cineplexx’, me një përvojë shumë të madhe, është shumë e rëndësishme ta kemi edhe në Kosovë. Vendi ynë, përkundër vështirësive të madhe, tash po përjeton ndryshime të mira. Ju urojë suksese, gëzuar te gjithëve”, tha Presidenti Thaçi./KosovaPress/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Programi për Shqipërinë, KE miraton 89 milionë

Komisioni Europian ka akorduar grantin prej 89 milionë eurosh për programin 2016 për Shqipërinë. Programi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil