Ballina / Ekonomi / Biznes / Mustafa thotë do të kërkojë nga BE të marrë masa ndaj Gjuriqit

Mustafa thotë do të kërkojë nga BE të marrë masa ndaj Gjuriqit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha sot në Ferizaj se do të kërkojë nga Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Serbisë për sjelljet provokuese të zyrtarit të saj, Marko Gjuriqit.

Duke folur me rastin e përurimit të ETC-së në këtë qytet, kryeministri Isa Mustafa ka folur për deklaratat e Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës. Mustafa tha se do të kërkojnë nga BE që të marrë masa. Marko Gjuriq ka hyrë dje në Kosovë me gjithë ndalesën policore, për shkak të sjelljeve e veprimeve provokuese, që destabilizojnë situatën në Kosovë.

Ndryshe, sot u bë hapja e objektit të ri nga kompania Elkos Trading Center në Ferizaj. Të pranishëm në këtë përurim përveç të parit të kësaj kompanie, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i vendit, Ramiz Kelmendi, ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se hapja e kësaj qendre shënon një progres në ekonominë e Kosovës dhe veçanërisht për qytetin e Ferizajit, andaj edhe ka përgëzuar Ramiz Kelmendin për punën e tij dhe hapjen e shumë vendeve pune.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se çdoherë që pranoi thirrje nga Ramiz Kelmendi e di që bëhet fjalë për hapjen e ndonjë qendre tregtare që nënkupton edhe punësimin e shumë qytetarëve. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil