Ballina / Opi / Int / Intervistë / Ramiz Lladrovci: Po hyj në zgjedhjet e Drenasit për mandat pesëvjeçar

Ramiz Lladrovci: Po hyj në zgjedhjet e Drenasit për mandat pesëvjeçar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se e ka pranuar kandidimin për t’ju shërbyer qytetarëve të Drenasit.

Në një intervistë, Lladrovci thekson se do t’ia dalë mbanë.

“Do të kemi një dinamikë të shtuar në të mirë të përmirësimit të jetës dhe të përditshmërisë së njerëzve këtu. Sigurisht se pas fazës së parë disamujore, në mandatin vijues, që do të jetë i plotë, do t’i nxjerrim vijat e aktivitetit dhe të punës sonë në një mandat të plotë”, thotë ai.

Lladrovci beson se do të arrijë të jetë kryetar i Drenasit edhe pas një viti kur i përfundon mandati i lënë gjysmë nga Nexhat Demaku, duke shpresuar që edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar të dalë fitues.

Intervista e plotë:

Lajmi: Lladrovci ju jeni nominuar kandidatë për kryetar të Drenasit nga PDK, çfarë do të thotë kjo për ju?

Lladrovci: E kam thënë edhe herë të tjera se kjo është një mundësi tjetër për mua, që te jem në shërbim te qytetarëve të Drenasit, në shërbim të vendit dhe të njerëzve të këtij vendi. Është një sfidë tjetër për mua dhe besoj që do t’ia dalim mbanë së bashku.

Lajmi: Ju keni lënë postin e ambasadori për kandiduar për kryetar komune. Pse e keni bërë këtë?

Lladrovci: Ishin rrethana jo të zakonshme ato që e dërguan komunën tonë në zgjedhje. Pas një vendimi të padrejtë te gjykatës kundër kryetarit të deritashëm të Komunës dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, komuna jonë shkoi në zgjedhje. Ishte nder për mua kandidimi nga Partia Demokratike e Kosovës. Rrjedhimisht, nuk është e thënë që për vendin tënd të punosh vetëm në kuadër të një përgjegjësie, siç ishte ajo e diplomatit. Edhe duke qenë në krye të Komunës mund të bësh punë të mira për vendin dhe qytetarët.

Lajmi: Çfarë u premtoni qytetarëve të Drenasit nëse zgjidheni kryetar?

Lladrovci: Do të kemi një dinamikë të shtuar në të mirë të përmirësimit të jetës dhe të përditshmërisë së njerëzve këtu. Sigurisht se pas fazës së parë disamujore, në mandatin vijues, që do të jetë i plotë, do t’i nxjerrim vijat e aktivitetit dhe të punës sonë në një mandat të plotë.

Lajmi: Nëse zgjidheni kryetar ju do të keni një mandat 1 vjeçar. A mendoni se do tu mjaftojë për të treguar vizionin tuaj si një kryetar i duhur?

Lladrovci: Po hyjmë për një mandat pesëvjeçar. Dhe kësaj do t’ia arrijmë.

Lajmi: Drenasi që nga pas lufta është qeverisur nga PDK, ndërsa që llogaritet si një ndër komunat më të varfra. Si mendoni ta zhvilloni këtë komunë?

Lladrovci: Nuk do të thoja kështu. Por, as Drenasi nuk bën përjashtim nga komunat tjera dhe nga Kosova në përgjithësi. Drenasi i pasluftës është zhvilluar dhe ka të arritura të gjithanshme, si në sferën ekonomike, në atë kulturore dhe sportive. Të arriturat janë të prekshme. Por, kjo nuk duhet të kënaqë. Ne do ta bejmë një Drenas të vërtetë evropian.

Lajmi: Kandidatura juaj është kundërshtuar nga disa anëtarë të degës së PDK-së. Cili është komenti juaj?

Lladrovci: Unë kam besimin e PDK-së. Të kryetarit dhe të strukturave drejtuese. Jam kandiduar zyrtarisht. Kandidaturat apo zërat ndryshe janë pjesë e demokracisë së brendshme. E çmoj dhe respektoj secilin prej tyre, por unë jam kandidati fitues dhe kryetari i ardhshëm i Drenasit, me 1 plus 4 vjet mandat.

Lajmi: Këndë e shihni rivalin më të madh, pasi ka shumë kandidatë?

Lladrovci: Nuk shoh rivalë. Kam veç aleat, e ata janë mbështetësit e mi, qytetarët e Drenasit.

Lajmi: A do të jeni i gatshëm që të kandidoni edhe për zgjedhjet e rregulla më 2017?

Lladrovci: Natyrisht. Ky është vetëm fillimi i një historie të re në zhvillimin dhe prosperimin e Drenasit. /Lajmi/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Trump, Evropa, Shqipëria, Kosova

Deri ditën e zgjedhjeve amerikane, ndonëse parashikimet jepnin si fituese Hilary Clinton, prapë kishte tërhequr …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil