Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Raporti për korrupsionin, Shqipëria njësoj me Bosnjën

Raporti për korrupsionin, Shqipëria njësoj me Bosnjën

Shqipëria ka përmiresuar treguesit e korrupsionit sipas raportit te fundit te Transparency International për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim në të.

Shqipëria është ngjitur nga vendi i 116-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 33 vende, duke përfshirë ngjitjen prej 5 vendesh nga raporti i një viti më parë.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi tha se raporti dëshmon se reformat e qeverisë po vazhdojnë të japin rezultate në çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe, për pasojë, po vazhdojnë të rrisin besimin e qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve shtetërore.

“Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë. Por, rezultatet shumë inkurajuese të dokumentuara nga Transparency International dëshmojnë se angazhimi i qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur korrupsioni dhe qasja që kemi zgjedhur për ta fituar këtë luftë, po funksionon”, u shpreh Çuçi.

Ai theksoi me tej se “Zbatimi i reformës në drejtësi është një domosdoshmëri historike për t’i konsoliduar arritjet e këtyre tri viteve të fundit në luftën kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë të të gjithë atyre që angazhohen në afera korruptive. Në mënyrë të veçantë krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit”. /Panorama/ 

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Bushati në Barcelonë, takim me Mogherinin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Barcelonë të Spanjës, ku po merr pjesë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil