Ballina / Lajme / Bota / Rritet numri i të vdekurve nga përplasja e kamionit për turmën në Berlin

Rritet numri i të vdekurve nga përplasja e kamionit për turmën në Berlin

Së paku 12 veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur mbrëmjen e djeshme në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara. Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën, ndërsa kjo me gjasë është “vepër terrorizmi”. Policia e ka arrestuar një person afër tregut për të cilin thotë se është shoferi i kamionit.

Një person i dytë që ka qenë pasagjer në kamion, që sipas policisë është me shtetësi polake, ka vdekur në vendin e ngjarjes më gjithë përpjekjet e mjekëve ta shpëtojnë. Policia thotë se polaku nuk e ka pasur kamionin nën kontroll kur ai është përplasur rreth 80 metra në thellësi të turmës.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se personi i arrestuar me gjasë ka shkuar në Gjermani si refugjatë, nga Afganistani apo Pakistani, sipas burimeve të tyre të sigurisë.

Televizioni polak, TVN 24, raporton se kamioni që është përplasur për turmën është pronë e një kompanie polake, ndërsa policia gjermane ka thënë se ata po e hetojnë rastin me dyshimin se kamioni është vjedhur. /Rel/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil