Ballina / Shqipe / Shqiptarët paguanin 6 – 10 mijë euro për të hyrë në Britani

Shqiptarët paguanin 6 – 10 mijë euro për të hyrë në Britani

Gjashtë mijë deri në 10 mijë euro paguanin shtetasit shqiptarë për t’u pajisur me një kartë identiteti të fallsifikuar italiane e me një kartë shëndetësore europiane, të nevojshme për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Policia italiane e provincës së Gjenovës ka zbardhur detajet e operacionit të ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale e cila pajiste me dokumenta falso shtetas shqiptarë që kërkonin të hynin në territorin e Britanisë së Madhe.

Në krye të kësaj organizate kriminale qëndronte një shtetas italian nga Gjenova 56 vjec, ndërsa djali i tij 25 vjec rekrutonte persona me varësi nga droga, të cilëve u blente me doza droge kartat e tyre të identitetit.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2015 pas anomalisë së verifikuar në komunën e Rapallos në provincën e Gjenovas ku mjaft persona me varësi nga droga denonconin humbjen e dokumentave të tyre të identitetit.

Sipas policisë italiane ky grup kriminal u siguronte klandestinë shqiptarë udhëtimin drejt Londrës duke u shtirur si miq të tyre në pikat kufitare drejt Britanisë së Madhe e ku çdo personi që kalon kufirin u bëhet një intervistë e shkurtër mbi motivin e udhëtimit, kohën dhe vendin e qëndrimin të tyre.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky grup kriminal ishte i aftë të falsifikonte jo vetëm dokumenta italiane por dhe angleze e rumune.

Nga ky operacion policor janë ekzekutuar 21 masa arrestimi, 9 prej të cilëve me arrest në burg e 1 person në arrest shtëpiak.//oranews/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulme terroriste

Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në orët e para së të premtes në qytetin gjerman …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil