Ballina / Info / Advertising / Sot fillon fushata “Promovimi i qumështit të freskët vendor”

Sot fillon fushata “Promovimi i qumështit të freskët vendor”

Me moton “Qumështi i vendit tim”, fushata është gjithëpërfshirëse dhe ka për detyrë informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të qumështit të freskët dhe të pasterizuar.

Qumështi vendor i Kosovës është i kualitetit të lartë dhe përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm si proteinat, hidratet e karbonit, yndyrërat, mineralet, dhe vitaminat. Qumështi i freskët konsumohet nga të gjitha grup-moshat e shoqërisë.

Fushata fillon sot me ceremoninë e lansimit në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV), ku do të jenë prezentë shumë mysafirë përfshirë Kryeministrin e Kosovës – Isa Mustafa, Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë – James Hope, Ministrin e Bujqësisë – Memli Krasniqi, Ministren e Tregtisë dhe Industrisë – Hykmete Bajrami, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të AUV-së – Valdet Gjinovci. Gjatë ngjarjes do të prezantohet edhe spoti televiziv (reklama) krijuar enkas për këtë fushatë.

Fushata do të zgjasë deri në mesin e vitit 2017 me aktivitete të ndryshme në tëgjithë territorin e Kosovës, duke përfshirëpromovimin përmes materialeve promovuese, ngjarjeve të ndryshme, reklamës në kanale kombëtare televizive,reklamimit në rrjetet sociale, degustimit në dyqane, etj.

Pjesë përbërëse e promovimit të prodhimit vendor do të jetë edhe vula e origjinës e cila do të vendoset në pakot e qumështit të freskët vendor. Qytetarët po ashtu do të kenë mundësinë që të vizitojnë uebfaqen www.qumeshtiivenditim.com dhe të informohen për më të rejat e fundit rreth fushatës, si dhe faqen zyrtare në facebook https://www.facebook.com/qumeshtiivendittim/.

Me anë të kësaj fushate, Shoqata e Prodhuesëve të Qumështit (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) përmes bashkëpunimit strategjik me partnerët gjegjësisht me USAID-in, Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) përqendrohen në promovimin e qumështit të pasterizuar, si produkt i ri në tregun e Kosovës. /Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ghetto Geasy publikon “Berlusconi” (VIDEO)

Reperi nga Prishtina, Getoar Selimi ka publikuar këngën e tij më të re “Berlusconi”. Projektin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil