Ballina / Kosova / Vuçiq në Davos: I kam kontaktuar shqiptarët, do t’i zgjidhim problemet

Vuçiq në Davos: I kam kontaktuar shqiptarët, do t’i zgjidhim problemet

Kryemistri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka kontaktuar me autoritetet në Kosovë për problemet e fundit në mes të Beogradit dhe Prishtinës. 

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, në Davos të Zvicrës ka thënë se problemet që janë shkaktuar në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, beson se do të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe racionale, mirëpo ai ka shtuar se automjetet e blinduara nuk e zgjidhin problemin, shkruan Tanjug.

“Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë, dhe unë besoj se ne mund të zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë paqësore, racionale dhe të arsyeshme”, ka thënë Vuçiq.

Më herët, Vuçiq kishte thënë se do të mbajë takim urgjent me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për problemet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

BelgiumBrazil